Gjenden rroba të djegura, dyshohen të personit që vrau Ardian Nikulajn, dërgohen për ekspertizë

Gjenden rroba të djegura, dyshohen të personit…

Janë gjetur rroba të djegura që dyshohet se i përkasin personit që vrau biznesmenin, Ardian Nikulaj. 

Mësohet se rrobat janë gjetur në një banesë në Gjadër të Lezhës.

Mbetjet e rrobave do të dërgohen për ekspertim në laboratore, për të parë nëse ka mbetje ADN-je që mund të çojë në identifikimin e vrasësit të Nikulajt. 

Ndërkohë kontrollet vijojnë ende dhe pritet të zbardhen detaje të mëtejshme.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. 

Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. 

Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.p

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit