Gjenden sërish armatime në Banjskë, lidhen me ngjarjen e 24 shtatorit

Gjenden sërish armatime në Banjskë, lidhen me…

Policia e Kosovës ka gjetur pesë granathedhës në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan. Sipas mediave në Kosovë, lajmë është konfirmuar nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri.

Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, u shpreh Elshani.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist nga Serbia i drejtuar nga Millan Radojçiç, sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vdekur policin Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist. Milan Radojçiç pranoi se ishte ai pas këtij sulmi.

Sipas mediave kosovare, Policia e Kosovës është njoftuar nga Prifti i kishës së Banjskës për praninë e armatimeve.

Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”, sipas tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit