Gjendet duke u djegur një automjet në Pezë

Gjendet duke u djegur një automjet në…

Një automjet është gjendur duke u djegur në Pezë të Vogël.

Paraprakisht dyshohet se automjeti të jetë i autorëve që kanë kryer vrasjen tek “Komuna e Parisit.” Kujtojmë se pak më parë, një person i ekzekutua, teksa ishte në makinën e tij.

Viktima është idnetifikuar si Hekuran Billa, 40 vjeç, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit X6.

Billa ishte një person i njohur për autoritetet, pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Britaninë e Madhe. Në moshën 28-vjeçare ai kishte vrarë 22 vjeçarin Prel Marku në Park Royal. Në 14 tetor 2006 Billa u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia angleze.

Ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë dhe vrasje të Prel Markut. Billa së bashku me një perosn tjetër qëlluan me breshëri armësh ndaj një lokali dhe nga kjo ngjarje mbeti viktimë Marku dhe u plagos pronari i lokalit Musa Prahmani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit