Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gramshit, ku një 53-vjeçare është e mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.
Bëhet me dije se gruaja që është gjetur e pajetë është Lumturi Zogu 53-vjeçe, nënë e dy fëmijëve.
Lumturi Zogu vuante nga depresioni dhe kohët e fundit ka kaluar gjëndje të rënduar mendore pas një operacioni në zemër. Viktima jetonte vetëm me burrin i cili edhe ai është i sëmurë. Trupi i të ndjerës është dërguar në morgun e Gramshit./Fax Web