Gjendet e pajetë në apartamentin e saj 24-vjeçarja

Gjendet e pajetë në apartamentin e saj…

Një 24-vjeçare, e cila punonte në baret britanike është gjetur e pajetë në vendpushimin spanjoll të Magaluf, shkruan Maili Online. Danielle Finlay Brookes, 24 vjeç, me origjinë nga Crewe, Cheshire, u gjet e vdekur të martën në mbrëmje në banesën e saj.

Raportet lokale thanë se ajo ishte zbuluar e pajetë brenda në gardërobë nga një fqinj i shqetësuar, i cili arriti të futej brenda para se të thërriste policinë. Burime policore thanë se vdekja e Danielle nuk po trajtohej si e dyshimtë në këtë fazë. Dashamirësit kanë dhuruar gati 5,000 £ drejt një apeli të GoFundMe të ngritur për të mbledhur para drejt riatdhesimit dhe shpenzimeve të funeralit.

Tragjedia e fundit vjen më pak se një muaj pas vdekjes së një punëtori tjetër të barit Magaluf, 33 vjeçari irlandez Anthony Ennis. Rezultatet e një hetimi për vdèkjen e tij nuk janë bërë publike, por policia nuk kuptohet se po e trajton ngjarjen si një krim. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit