Gjendet i pa jetë 60-vjeçari në Berat, dyshohet se...

Gjendet i pa jetë 60-vjeçari në Berat,…

Një ngjarje e rënë ka tronditur qytetin e Beratit këtë mëngjes. Mësohet se një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poshnje në Dimal.

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Madje dhe familjarët e tij pohuan se nuk kanë evidentuar asnjë shenjë dhune në trupin e tij dhe madje nuk kanë vënë re ndonjë shqetësim tek ai në kohët e fundit.  

Në fshatin Poshnje, Dimal është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete dyshohet i vetëvarur shtetasi M.Ç., 60 vjeç. Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksident i rëndë në Berat, 28 vjeçari aksidenton 48-vjeçaren

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit