Gjendet i pajetë 44-vjeçari, kishte dy muaj që ishte kthyer nga Greqia

Gjendet i pajetë 44-vjeçari, kishte dy muaj…

Është gjetur pa shenja jete në fshatin Dhivër të Bashkisë Finiq, shtetasi 44 vjeçar, Nikolla Kiço.

Ky i fundit, mësohet se kishte dy muaj që ishte kthyer nga Greqia. Lidhur me ngjarjen Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Tashmë ekspertiza ligjore po merret me zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 44-vjeçarit, ndërkohë që dyshohet se ai ishte përdorues droge.

Nikolla Kiço ka jetuar për vite me rradhë në Greqi dhe nuk kishte profesion. Disa orë para se të vdiste, ai mori pjesë në një përkujtimore që u mbajt në fshat. Ai ka konsumuar sasi të lartë alkooli që më pas mesa duket është shoqëruar me një mbidozë kokaine dhe më pas ka shkuar në shtëpi ku dhe ka vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit