Gjendet i pajetë një 62-vjeçar në Roskovec

Gjendet i pajetë një 62-vjeçar në Roskovec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec. Mësohet se një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Shtetasi me iniciale Y.S., u gjet në një kasolle afër banesës. Dyshohet se ai është vetëvarur.

Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit