Gjendet i pajetë një i ri në Korçë, dyshimet e para

Gjendet i pajetë një i ri në…

Një emigrant nga vendet e treta është gjetur i vdekur në qendër të fshatit Drenovë mëngjesin e sotëm disa kilometra larg qytetit të Korçës.

Sipas policisë emigranti është i moshës 25 vjeçare dhe mendohet se ka përdorur në këmbë rrugën e Devollit të Sipërm për të hyrë nga Greqia e më pas për të kaluar nga Dardha në drejtim të fshatit Drenovë, me qëllim kalimin drejt kryeqytetit, rrugë të cilën shpesh herë e kanë bërë dhe emigrantë të tjerë

Kryeplaku i fshatit Vangjel Nasi thotë se emigranti është gjetur në mes të rrugës pa shenja jete ne orët e para të mëngjesit, në pjesën e sipërme të trupit i zhveshur e pa shenja dhune

Rreth orës 7  e pash kur po shkoja në punë. Nga mesi e lart ishte i zhveshur, policin e kishte lajmeruar ky i lokalit, unë e pash shenja dhune nuk kishte. Duket që është shtetas i huaj ose sirian. Tani nuk kemi pare, kemi nje muaj qe nuk kemi pare levizje, zakonisht kalojnë por ka nje muaj e pak qe nuk kane ardhur. Vijne me grupe 3,4 veta“, tha ai.

Policia po heton nëse viktima ka qenë me emigrantë të tjerë apo ka qenë i vetëm. Për këtë mësohet se është duke bërë
kqyrjen e kamerave të sigurisë në rrugën kryesore që lidh fshatin me qytetin e Korçes.
I riu ka qenë zhveshur nga pjesa e  sipërme e trupit dhe pa këpucë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit