Gjendet i varur në oborrin e shtëpisë oficeri i lartë rus, dyshohet se…

Gjendet i varur në oborrin e shtëpisë…

Oficeri rus Roman Malyk, një nga drejtuesit e mobilizimit të Putinit për luftën në Ukrainë, u gjet i varur pranë gardhit të shtëpisë së tij në qytetin e Partizansk.

Sipas disa mediave ruse, ‘Baikal 24’ dhe kanali telegram ‘Amur Mash’, trupi i oficerit 49-vjeçar “ka treguar shenja të mundshme vetëvrasjeje”.

Një hetim ka nisur për vdekjen e tij dhe vetëvrasja nuk është përjashtuar si shkak nga policia ruse. Ky është rasti i fundit në një varg vdekjesh “misterioze” të aleatëve të ngushtë të Putinit. Muajin e kaluar, oligarku rus Ivan Pechorin u gjet i vdekur në një gjendje misterioze në Vladivostok.

Raportet se vdekje të tilla misterioze të drejtuesve rusë, apo personave të afërt me Putin nuk janë të pa dëgjuara.  Nga të gjithë biznesmenët që kanë vdekur në 7 muajt e fundit në Rusi, thuhet se gjashtë ishin të afërt me Vladimir Putin. Ata ishin të lidhur me dy kompanitë më të mëdha të energjisë ruse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit