Gjendet i vdekur 36 vjeçari në Mat

Gjendet i vdekur 36 vjeçari në Mat

Këtë të mërkurë është gjetur i pajetë trupi i një personi në Mat. Sipas burimeve të policise bëhet me dije se pranë një përroi në fshatin German është gjetur trupi i shtetasit A.M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit