Gjendet i vdekur deputeti i njohur, i gjendet pranë arma e gjuetisë

Gjendet i vdekur deputeti i njohur, i…

Një deputet i njohur në qytetin rus Magadan, u gjet i vdekur. Mësohet se ai kishte plagë  të rënda në trup të cilat ishin shkaktuar nga arma e zjarrit, që kihte qenë pranë tij.

Drejtoria e Komitetit Hetues në Magadan tha se trupi i Aleksandar Kramarenkos u gjet në zyrën e tij. Sipas autoriteteve, hetuesit po intervistojnë të afërmit, kolegët dhe dëshmitarët e mundshëm të Kramarenkos dhe po analizojnë filmimet e kamerave të sigurisë.

Zyra lokale e partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” nuk pranoi që të komentojë situatën. Në qershor, Komiteti Hetues nisi një hetim kundër Kramarenkos pasi një foto e bërë në Chukotka, një nga rajonet më të largëta veriore të Rusisë, u publikua në Instagram.

Fotoja tregonte Kramarenkon duke mbajtur një pushkë gjuetie dhe duke qëndruar në mes të një fushe bore, ku duket se ishin vendosur rreth 200 zogj të egër të ngordhur për të shfaqur fjalët “Chukotka 2021” dhe formën e zemrës.

Hetuesit më pas thanë se dëmi i shkaktuar nga gjuetia e patave të rralla nga Kramarenko u vlerësua në rreth 9,400 dollarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit