Gjendet i vdekur emigranti në Devoll, dyshimet e para

Gjendet i vdekur emigranti në Devoll, dyshimet…

Gjendet pa shenja jete një emigrant i huaj në pyllin e fshatit Trestenik në Devoll.

Bëhet fjalë për një emigrant të kombësisë siriane i gjetur i vdekur nga patrullat kufitare të Frontex.

Mosha e tij është rreth 40 vjeç, ndërsa vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e të ftohtit.

“Devoll/Informacion paraprak”Devoll/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit