Gjendet i vrarë në makinë burri i eurodeputetes Francesca Donato

Gjendet i vrarë në makinë burri i…

Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i vdekur ditën e djeshme në Palermo.

Trupi i pajetë i arkitektit Angelo Onorato , i cili rezulton të jetë bashkëshorti i eurodeputetes Francesca Donato , është gjetur në Palermo . Sipas raportimeve të bëra nga gazetat lokale , viktima u gjet i pajetë brenda makinës së tij, në rrugën La Malfa, me shenja të litarit që e mbytën, në fyt.

Nuk dihen shkaqet e vrasjes së mundshme, ndërsa mesazhet e para të ngushëllimit kanë nisur të mbërrijnë nga politikanët. Ndër to ai i senatorit Lucio Malan : “ Lajmi për vrasjen në Palermo të bashkëshortit të deputetes europiane Francesca Donato është tronditës.

 Lexojmë se vetë deputetja ka konfirmuar se ishte vërtet ai. I shpreh ngushëllimet e mia Francesca Donatos dhe shpresoj se identiteti i vrasësve dhe motivet e tyre do të zbardhen së shpejti. Françeska ka treguar gjithmonë guxim të madh dhe ndershmëri intelektuale”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit