Gjendet i vdekur në ujërat e Drinit të Zi një 77-vjeçar

Gjendet i vdekur në ujërat e Drinit…

Një shtetas është gjendur i pajetë në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Surroj të Kukësit.

Mësohet se ka humbur jetën shtetasi A. S., 77 vjeç, banues në fshatin Surroj. Mësohet se 77-vjeçari vuante nga skleroza.

Sipas policisë, ai nuk kishte shenja dhune në trup.

Njoftimi i policisë

Ditën e djeshme është gjetur i pajetë një burrë në ujërat e lumit Drini i Zi. Bëhet fjalë për shtetasin A. S., 77 vjeç, banues në fshatin Surroj, i cili vuante nga skleroza.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit A. S. nuk janë konstatuar shenja dhune.Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit