Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë,…

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 08:30 Policia ka pranuar informatën për personin e vdekur në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull.

“Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet lidhur me këtë vdekje dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Ahmeti

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit