
Një 70-vjeçar është gjendur pa shenja jete në banesën e tij. Shtetasi Jani Dhima jetonte në fshatin Çukë në Sarandë. Në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune apo plagë nga armë zjarri.
Dyshohet se 70-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Jani Dhima ka punuar si mësues në fshatin Çukë dhe aktualisht jetonte i vetem, pasi të 5 fëmijët e tij janë emigrantë në Greqi.