Gjendet i vdekur te Liqeni i Farkës një 30-vjeçar

Gjendet i vdekur te Liqeni i Farkës…

Ditën e sotme një 30 vjeçar është gjendur i vdekur në Liqenin e Farkës.

Policia njofto se i riu vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Mësohet se viktima nuk ka patur shenja dhune në trup.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprakMë datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit