Gjendet makina e "ushtarit" të Vis Martinaj, "blindohet" Sauku

Gjendet makina e “ushtarit” të Vis Martinaj,…

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të Eljon Hatos, mikut të ngushtë të Ervis Martinajt, i cili është shpallur në kërkim. Paraprakisht mësohet se është rrethuar e gjithë zona e Saukut, pasi aty është gjetur makina e Eljon Hatos. Ndërkohë po vijojnë kërkimet në zonë për kapjen e tij.

Elton Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”, u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal.

Po ashtu, vite më parë në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Hyllit. Por vetëm një vit më pas, në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit