Gjendet më në fund! 14-vjeçarja nga Vlora, e humbur prej 3 ditësh zbulohet në Fushë-Krujë

Gjendet më në fund! 14-vjeçarja nga Vlora,…

14-vjeçarja, Ergita Lito, që prej tre ditësh rezultante e zhdukur, më në fund është gjetur.

E mitura nga Vlora, është gjendur në Fushë Krujë, dhe babai, Miklovai ka qenë ai që e ka gjetur të bijnë, pas një telefonate që mori nga persona të paidentifikuar.

Prej tre ditësh, Policia po e kërkonte kudo, por nuk kishte rënë në gjurmt e saj.

Familja e saj e kishte denoncuar 3 ditë më parë, se vajza kishte humbur kontaktet me ta.

Nga kamerat e sigurisë, ajo ishte parë në një hotel në Lushnje, gjë që e deklaroi edhe babai i të miturës përpara kamerave sot. 

Shkaqet e largimit nga banesa dhe arsyet që e kanë çuar në Fushë Krujë, mund t’i shpjegojë vetëm vetë vajza.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit