Gjendet motor i vrasësit të Ardian Nikulaj, ishte hedhur në një lum në Lezhë

Gjendet motor i vrasësit të Ardian Nikulaj,…

Motori me të cilin dyshohet se lëvizi shtetasi portugez Ruben Saraiva, është gjendur në afërsi të fshatit Kakarriq. Autori i vrasjes së Ardian Nikulat ka udhëtuar afro 17 km për t’u larguar nga vendngjarja, aty ku ka braktisur motomjetin. Motori është gjendur në lumin e fshatit Kakarriq, në afërsi të banesës së Edmond Haxhiasë.

Ky i fundit dyshohet se është porositësi i vrasjes si dhe një nga personat që ka ndihmuar në largimin e autorit. Ndonëse familjarët e tij përjashtojnë mundësinë që ai të jetë porositësi i vrasjes, detajet e zbuluara të afrojnë më shumë rreth raportimit të policisë mbi ngjarjen.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj” – thuhet në përditësimin e fundit të ngjarjes nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit