Gjendet në banesë trupi i dekompozuar i një gruaje, alarmohen fqinjët

Gjendet në banesë trupi i dekompozuar i…

Nuk kanë të sosur ngjarjet e rënda në shtetin tonë fqinj, Itali.

Së fundmi, në një apartament në zonën e Genzanos është gjetur trupi i dekompozuar i një të moshuareje.

Kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar policinë pasi pallati i tyre kundërmonte nga era e rëndë.

Qiramarrësit e pallatit menduan si të arsyeshme njoftimin e policisë, pasi vetë ato nuk arrinin të kuptonin nga se vinte.

Sapo hynë në banesën e mbyllur, me ndihmën e zjarrfikësve, efektivët gjetën trupin e një gruaje të moshuar, e cila sipas raportimeve kishte disa ditë që kishte vdekur.

Deri më tani mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale dhe në zonën ku ajo jetonte nuk kishte asnjë të afërm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit