Gjendet në pyll trupi i pa jetë i një 16-vjecarje shqiptare

Gjendet në pyll trupi i pa jetë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Trikala të Greqisë. Në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia, është gjetur e vdekur një 16-vjeçare shqiptare.

Fillimisht policia greke dyshoi se ishte një grua 30-vjeçare greke, por nga hetimet rezultoi se trupi i përkiste të miturës 16-vjeçare.

Njoftohet se ajo është gjetur me plagë dhe dëmtime të rënda në trup edhe fytyrë, por ende nuk është zbardhur ngajrja e plotë. Policia helene dyshon për akt të rëndë kriminal.

16-vjeçarja jetonte në Trikala me familjen. Shokët dhe familjarët e saj janë marrë në pyetje nga policia.

Burimi: inewsgr | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit