Gjendet një gjurmë ADN-je në një nga gëzhojat e sulmit ndaj Top Channel

Gjendet një gjurmë ADN-je në një nga…

Detaje të reja janë zbardhur për sulmin ndaj Top Channel, ndërsa hetimet vazhdojnë. Mësohet se një gjurmë ADN-je është në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj televizionit. Deri më tani kjo është është prova që ka në dorë grupi hetimor për të zbardhur autorët e ngjarjes.

Ndërsa i është bërë ekzaminimi makinës dhe kallashnikovëve, akoma nuk është gjetur asnjë gjurmë, as në targa. Ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit që shuan flakët.

Sakaq, bëhet me dije se gjurma e gjetur do të krahasohet me  dhënat që ka policia shkencore. Më pas analiza do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion, metodë që është përdorur dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallashnikovë. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit