Gjendet një i pajetë në Devoll, dyshimet e para

Gjendet një i pajetë në Devoll, dyshimet…

Një person pa shenja jetë është gjendur ditën e sotme në një përrua në Devoll. Sipas dyshimeve paraprake të Policisë, ai është një emigrant i paligjshëm.

Në njoftimin paraprak, Policia shkruan se nuk konstatohen shenja dhune. Policia është në vendngjarje për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes,” njofton Policia./faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit