Gjendet një pjesë trupi i groposur në Sarandë, dyshimet për Thodhorin dhe Sulovarin

Gjendet një pjesë trupi i groposur në…

Në qytetin e Sarandës, Policia ka zbuluar një trup njeriu të groposur në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë e Konispolit.

Jo i dekompozuar plotësisht, trupi i njeriut të pajetë ka inde të cilave mund t’u bëhet analiza e ADN-së për të identifikuar viktimën.

Trupi pa shenja jete e njeriut, është dërguar në morgun e qytetit, teksa pritet ekspertiza mjekoligjore nga specialistë e Tiranës për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, të dy me precedentë penalë janë zhdukur, ndaj dyshohet se trupi i pajetë mund t’i përkasë ndonjërit prej tyre.

Deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave të ADN-së dhe përcaktimit të shkakut të vdekjes, hetuesit mbeten të rezervuar.

Zhdukja e Leonard Thodhorit i njohur si Koçole dhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, që ishin miq dyshohet se ka të bëjë me shit-blerjen e një toke në fshatin Çukë, Sarandë e cila ishte në pronësi të Leonard Thodhorit.

Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe miku i tij dyshohet se janë vrarë dhe groposur në Konispol. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit