Gjendet një trup i pajetë në plazhin e ri Vlorë

Gjendet një trup i pajetë në plazhin…

Është gjetur pa shenja jete një person në plazhin e ri Vlorë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, teksa policia është në vendngjarje. Personi i mbytur është një grua dhe trupi i saj ende nuk është nxjerrë nga uji.

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit