Gjendet një trup i pajetë pranë kufirit greko-shqiptar

Gjendet një trup i pajetë pranë kufirit…

Pranë kufirit greko-shqiptar është gjendur trupi i pajetë i një burri. Ngjarja ka ndodhur në zonën pyjore të Stenopout të Komunës së Nestos në Kavallë , pranë vendbanimit Agios Kosmas.

Trupi u gjet nga policia dhe 4 zjarrfikës me 2 automjete të cilët kanë tentuar ta nxjerrin. Nuk është identifikuar ende viktima.

Dyshohet se kufoma i përket një emigranti që ka tentuar të kalojë pyllin. Është urdhëruar edhe autopsia , e cila do të bëhet nga shërbimi mjeko-ligjor i Thrakisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit