Gjendet pa shenja jete 37-vjeçari në afërsi të bregut në Shëngjin

Gjendet pa shenja jete 37-vjeçari në afërsi…

Një 37-vjeçar në Shëngjin është gjetur i vdekur në afërsi të bregut.

Sipas policisë, disa metra larg trupit është konstatuar një mjet lundrues tip “Jet Ski”.

Dyshohet se viktima është 37-vjeçari N. Z., banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të  portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e  pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare  kanë konstatuar një  mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet  se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit