Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar në Korçë, dyshohet se është vetëvrarë me çifte

Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar në…

Është gjetur p shenja jete në banesë nga familjarët e tij një 33-vjeçar në Korçë. Shtetasi me iniciale K.N., dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte. Arma e gjahut është sekuestruar, teksa grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të tragjedisë.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte). Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit