Gjendet pas 1500 vitesh kapitulli i fshehur i Biblës

Gjendet pas 1500 vitesh kapitulli i fshehur…

Gati 1.500 vjet pasi u shkrua për herë të parë, një kapitull i fshehur i Biblës është gjetur nga studiuesit. Studimi, i cili u botua në revistën New Testament Studies pretendon se pjesa që mungon përbën një nga përkthimet më të vjetra të Ungjijve.

Shkencëtarët përdorën rrezet ultravjollcë për të gjetur kapitullin nën tre shtresa teksti në një dorëshkrim që ishte vendosur në Bibliotekën e Vatikanit për shekuj me radhë raportoi The Indipendent. Sipas studiuesve, teksti i fshehur është një interpretim i kapitullit 12 të Mateut të Biblës, i cili u transkriptua për herë të parë si pjesë e përkthimeve të Sirisë së Vjetër rreth 1500 vjet më parë, raporton The Week.

Për shkak të mungesës së pergamenës në Palestinën e lashtë disa shekuj më vonë, përkthimi origjinal i Testamentit të Ri Biblik u fshi kryesisht kur pergamena u ripërdor. Ata që shpresojnë për njohuri të freskëta shpirtërore nga teksti i fshehur mund të jenë të zhgënjyer, por zbulimi ofron një “portë unike” në përkthimet e hershme të Biblës, tha Grigory Kessel nga Akademia Austriake e Shkencave, i cili bëri zbulimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit