Gjendet 12-vjeçari i humbur prej 2 ditëve

Gjendet 12-vjeçari i humbur prej 2 ditëve

Gjendet pas 2 ditësh 12-vjeçari i humbur nga Bathorja.

 Bëhet me dije se i mituri është gjetur në Sarandë, ndërsa nga raportime të mëparshme ai ishte parë edhe në Tiranë pranë Liqenit Artificial.

Familja e kishte shpallur të zhdukur tre ditë më parë, ndërsa sot babait të tij, Gazmend Tanushit i kanë komunikuar se djali është gjetur.

Babai i tij ka pohuar se ka marrë vazhdimisht telefonata nga persona që e kishin parë 12-vjeçarin në zona të ndryshme, por sot u konfirmua edhe gjetja e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit