Gjendet pas 8 ditësh Aureta Çauli: Ika me të dashurin, nuk e lë për fëmijët se e dua

Gjendet pas 8 ditësh Aureta Çauli: Ika…

Aureta Çauli, nënë e dy fëmijëve e denoncuar në polici dhe media nga i vëllai si e humbur, është gjetur pas 8 ditësh në qytetin e Elbasanit.

Ajo u zhduk pa lënë gjurmë nga Durrësi prej 8 ditësh teksa dje i kishte thënë kushëririt se e kishin marrë peng. Rezulton se 28-vjeçarja ishte martuar në Labinot Katund pa njoftuar askënd, me një djalë të cilin e kishte njohur në Facebook pasi ky i fundit ishte kthyer nga Italia.

Ajo nuk i kishte thënë familjes së burrit se ishte në proces divorci dhe kishte dy fëmijë, teksa ata ishin habitur kur policia u kishte trokitur në derë.

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë. Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika”,-mësohet se ka deklaruar nëna e dy fëmijëve në polici.

Çauli kishte përfunduar në spital pas një krize nervore. 28-vjeçarja ka thënë se do të shkojë tek fëmijët, por që nuk do të ndahet nga i dashuri pasi e dashuronte atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit