Gjendet sasi eksplozivi në një biznes në Sarandë

Gjendet sasi eksplozivi në një biznes në…

Në një bioznes në Sarandë është gjetur një sasi lënde eksplozivi e paplasur. Pas konstatimit të eksplozivit, Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes në lagjen nr.2.

Tashmë pritet ardhja e eksperteve anti-eksploziv. Pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, një shkollë publike dhe një private.

Mësohet se dyqani ku është vendosur lënda eksplozive merret me shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa, në pronësi të familjarit të një avokati ne Sarande.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit