Gjendet thesari 1 milionë dollarësh i fshehur nga kuratori i artit në male

Gjendet thesari 1 milionë dollarësh i fshehur…

Thesari 1 milionë dollarësh i fshehur në Rocky Mountains, Amerikë, nga kuratori i artit Forrest Fenn një dekadë më parë, më në fund është gjetur.

Që kur Fenn, tashmë 89 vjeç, lajmëroi botën në 2010 se kishte fshehur një thesar në male, mijëra aventurierë sfiduan veten. 5 prej tyre humbën jetën gjatë këtij kërkimi.

Një eksplorues, i cili zgjodhi të mbeste anonim, e ka gjetur më në fund arkën e bronzit të mbushur me monedha ari të shtrenjta dhe bizhutheri të çmuara.

Fenn nuk deklaroi se ku kishte qënë thesari, por vetëm se eksploruesi përdori poezinë udhësuese të shkruar prej tij, për ta gjetur atë.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit