Gjendet tjetër kontejner me kokainë në Pire, ja çfarë dyshon policia greke

Gjendet tjetër kontejner me kokainë në Pire,…

Pas kapjes së 210 kg kokainë ditën e djeshme dhe goditjes së një grupi kriminal të përbërë edhe nga shqiptarë, një tjetër sasi kokaine prej 100 kg është sekuestruar në Pire.

Policia thotë se ngarkesa e dytë nuk ka lidhje me të parën dhe se është në kontejner me tjetër ngarkesë dhe destinacion.

Sipas mediave greke konteineri në fjalë dyshohet se është karrem, pra është dërguar enkas prej trafikantëve me adrese dhe pritës jo realë për të ngatërruar autoritetet në mënyrë që të kalohet ngarkesë tjetër droge.

Në vijim priten detaje lidhur me këtë ngarkesë kokaine.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit