Gjendet trupi i pajetë i Alma Arrazit. Gjykata lë në burg Erdgys Arrazin

Gjendet trupi i pajetë i Alma Arrazit.…

Ditën e sotme peshkatarët dhe polumbarët kanë gjetur trupat e pajetë të Alma Arrazit dhe më herët trupin e djalit tre vjeçar.

Trupi i 39-vjeçares u gjet në fshatin Pentar të njësisë administrative Dajç.

Alma Arrazi u vetëhodh bashkë me 3 fëmijët nga ura e lumit Buna mbrëmjen e 2 majit. Në këtë datë ajo është takuar për herë të fundit me kunatën e saj dhe pasi ka dalë nga lokali, sipas dëshmive, ka parë bashkëshortin Erdgys Arrazi duke kaluar me makinë bashkë me të dashurën.

Ajo ishte në dijeni të tradhtisë së bashkëshortit, por kjo përballje me të dashurën 18-vjeçare, ka shërbyer si shtysë për të ndërmarrë aktin e rëndë.

Mbrëmjen e 4 majit në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, e cila është përcjellë dje për në banesën e fundit. Po ditën e djeshme është gjetur edhe trupi i pajetë i vajzës së dytë dhe mëngjesin e sotëm u gjet edhe trupi i djalit 3-vjeçar.

Gjykata e Shkodrës ka dënuar Erdgys Arrazin me burg pasi dyshohet për dhunë në familje dhe për pasojë vetëvrasjen e Alma Arrazit dhe mbytjen e fëmijëve të këtij çifti në lumin Buna.

Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar gruan apo 3 fëmijët e mitur, ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte mjekime për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit