Gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit që u mbyt në Buna me nënën dhe motrat

Gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit që…

Është gjetur pak më parë trupi i fëmijes 3-vjeçar, i cili u shpall u humbur pak ditë më parë në Shkodër.

Trupi i të miturit u gjet në njësinë Ana e Malit, i spostuar nga rrjedha, gjatë kërkimeve intensive të forcave të shumta policie që janë në zonë. Ky fakt u konfirmua edhe nga perfektja e Shkodrës Majlinda Angoni.

Më herët janë gjetur edhe trupat e dy vajzave që dyshohet se u mbyten bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi më datë 4 maj.

Tani mbetet për t’u gjetur edhe trupi i nënës 40-vjeçare, e cila dyshohet se hodhi fëmijët dhe më pas veten në lum pas problemeve me bashkëshortin dhe depresionin.

Policia ka arrestuar bashkëshortin Erdgys Arrazi pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.

Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte në Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit