Gjendje alarmante në Dimal: Ambientet e shkollës të mbuluara me mbeturina

Gjendje alarmante në Dimal: Ambientet e shkollës…

Neglizhenca institucionale ka krijuar një situatë të përsëritur alarmante pranë një shkolle në fshatin Vokopole në Dimal. Pamjet e dërguara nga një qytetar tregojnë grumbuj mbeturinash të hedhura në mënyrë të pakontrolluar pranë kazanëve të mbetjeve, duke ndotur ambientin dhe rrezikuar shëndetin e nxënësve dhe banorëve të zonës.

Pavarësisht se kjo gjendje është denoncuar më parë, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masa për pastrimin dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave. Banorët kërkojnë që nga autoritetet të sigurojnë një mjedis të pastër për komunitetin dhe fëmijët që frekuentojnë shkollën.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje, uroj te jeni mire! Deshiroja te ndaja nje shqetesim me ju, nqs mundeni ta publikoni. Ne fshatin Vokopole, bashkia Dimal, gjendja akutuale ne instucionin arsimor, ( e riperseritur). Neglizhence totale per ndermarrjen e masave. Ju falenderoj!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit