Gjendje e jashtëzakonshme në Islandë, shpërthen sërish vullkani

Gjendje e jashtëzakonshme në Islandë, shpërthen sërish…


Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandë pasi llava nga një shpërthim vullkanik ka dëmtuar tubacionet e rëndësishme të furnizimit me ujë të ngrohtë. Mijëra njerëzve në gadishullin Reykjanes u është kërkuar të kufizojnë përdorimin e ujit të nxehtë dhe të energjisë elektrike pasi tubat mund të jenë të dëmtuar për disa ditë. Sipas BBC ka shqetësime se tubacione të tjera pranë stacionit të energjisë Svartsengi mund të preken nëse rrjedha e lavës nuk ngadalësohet së shpejti.


Zyra Meteorologjike theksoi se llava po rridhte drejt perëndimit dhe se për momentin, nuk kishte rrezik për Grindavikun apo për termocentralin e madh në këtë pjesë të vendit. Transmetuesi publik i Islandës, RUV, sqaroi se Blue Lagoon, një prej atraksioneve më të mëdha turistike të Islandës, u mbyll menjëherë pasi filloi shpërthimi i vullkanit dhe se vizitorët u evakuuan në hotele. Europa ende nuk e ka harruar shpërthimin e vullkanit Eyjafjallajokull ( ej-shaf-xha-la-xhokul) në vitin 2010, më i madhi në vitet e fundit, i cili lëshoi re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore në kontinentin e vjetër. Ky është shpërthimi i tretë i tillë në gadishull që nga dhjetori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit