
ChatGPT është bërë pjesë e pandashme për disa njerëz. Sam Altman, CEO i OpenAI, theksoi se sa shumë po angazhohet Gjenerata Z me ChatGPT, duke vënë në dukje se shumica e tyre nuk marrin vendime të mëdha në jetë pa u konsultuar më parë me të. Për këtë brez, AI shkon përtej të qenit thjesht një mjet, ajo funksionon më shumë si një tru i dytë, një tru që i kujton bisedat e tyre, sinkronizohet me skedarët e tyre dhe i kupton njerëzit përreth tyre. Altman ndau se shumë përdorues të Gjeneratës Z kanë zhvilluar sisteme të ndërlikuara rreth ChatGPT.
Ata kanë ndërtuar rrjedha pune të përditshme, kanë mësuar përmendësh udhëzime specifike dhe mbështeten në të shumë si një sistem operativ. Dhe ky trend mbështetet nga të dhënat. OpenAl raporton se studentët e kolegjit në SHBA janë ndër përdoruesit më aktivë, dhe një studim i Pew i vitit 2024 zbuloi se 26% e brezi Z të moshës 10 deri në 25 vjeç përdorin ChatGPT për detyrat e shkollës dyfishi i shifrës nga viti i kaluar. Ligjvënësit e Kalifornisë kanë shprehur shqetësim për varësinë në rritje të të rinjve nga AI.