Gjergj Lucës i vjedhin 100 milionë lekë te fabrika e peshkut, Policia fsheh ngjarjen

Gjergj Lucës i vjedhin 100 milionë lekë…

Dy ditë më parë, një grabitje ka ndodhur në Elbasan.

Por, Policia e ka mbajtur të fshehtë të gjithë ngjarjen.

Disa persona të maskuar janë futur në ambientet e fabrikës së peshkut të Gjergj Lucës, duke e hapur me forcë.

Ata mendohet se kanë marrë një shumë rreth 100 milionë lekë nga kasafora.

Ata kanë marrë edhe një kasafortë të dytë me vete, teksa ishin në pamundësi për ta hapur.

Dyshohet se grabitja është kryer nga 4 persona.

Fabrika gjendet në aksin Labinot-Fushë, ndërsa nuk ka ende asnjë të arrestuar për ngjarjen.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit