“Gjermanët nuk janë të çmendur”/ Redi Jupi, i bindur: Të rifillojë futbolli ose do falimentojmë!

“Gjermanët nuk janë të çmendur”/ Redi Jupi,…

Analisti sportiv Redi Jupi, ish-futbollist, shprehet bindur se futbolli në Shqipëri duhet të rifillojë. Në një lidhje direkt me emisionin “E diell”, ish-trajneri i ekipit Shpresa, e shikon futbollin si një aktivitet me risk jo të lartë për përhapjen e Koronavirusit, në rast se zbatohen protokollet dhe rregullat e vendosura. Sipas Jupit vendi tonë është shumë vonë dhe duhet të kishte rifilluar stërvitjen. Ai ka marrë shembull edhe Gjermaninë.

“Nuk ka asnjë shans që të shtoj kile. Jemi shumë vonë. Duhet të kishim filluar me kohë stërvitjen. Gjermania dhe Anglia e kane filluar më parë. Faktorët janë dy. Një është informacioni i pakët, ose më sakt mos interesimi që ka në përgjithësi ekzekutivi për sportin. Thonë një hall më pak, kush merret me futbollin. Presioni nga komuniteti i futbollit është i pakët dhe pa plan mase. Ne duhet t’i kishin dhënë një datë të caktuar dhe një plan masësh. Unë e kam një plan, po duhet leja.

Gjithçka duhet të nisë nga ne, nga komuniteti i sportit.  Ne duhet t’iu tregojmë masat që do marrim, testimet që do bëjmë, neve. Në gjithë Shqipëri 2 mijë testime janë bërë gjithësej, nuk mund të pretendojmë që të testojmë 20 mijë futbollistë. Duhet të bëjmë matjen e temperaturës, historikun e secilit lojtar, ka pasur ska pasur kontakte, etj dhe fillimi i stërvitjes me distancë në fushë. Nuk ekziston risku fare i kontaminimit. Dushin nuk e bëjmë aty e bëjmë në shtëpi. E mbajmë një protokoll të caktuar. Bëhemi gati që mbas 3 apo 4 javësh të fillojmë ndeshjes zyrtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit