Gjermani/ 21-vjeçari plagos për vdekje kolegen e tij, plagos edhe dy persona të tjerë

Gjermani/ 21-vjeçari plagos për vdekje kolegen e…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga një 21-vjeçar pas një konflikti. Tragjedia është regjistruar mes punonjësve të një furnizuesi të energjisë elektrike.

Bëhet e ditur se i dyshuari u arrestua në vendngjarje ndërsa policia thekson se akti i rëndë u regjistruar rreth orës 07:30 të mëngjesit. Autori gjithashtu është punonjës në këtë kompani. Viktima mësohet se është një grua 59-vjeçare.

Dy burra të tjerë, të moshës 55 dhe 62 vjeç, u plagosën rëndë. Arma e dyshuar e vrasjes, një thikë u sekuestrua. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të mundshme që solli konfliktin e përgjakshëm.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit