Gjermani/ Burri vret dy persona në fabrikën e Mercedesit

Gjermani/ Burri vret dy persona në fabrikën…

Mbetet i paqartë motivi i sulmuesit që mëngjesin e sotëm qëlloi dhe vrau dy 44-vjeçarë në një fabrikë Mercedes pranë Shtutgartit. Mes punonjësve u përfol se ka pasur një sherr me rastin e zgjedhjeve në Turqi, por kjo nuk konfirmohet nga kompania apo policia.

Sipas Stuttgarter Zeitung, as autori dhe as dy viktimat nuk janë punonjës të Mercedesit, por të kompanisë partnere të logjistikës Rhenus Automotive. Autori 53-vjeçar është imobilizuar nga sigurimi i fabrikës dhe në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ekipet e shpëtimit dhe dy helikopterë. Njëri prej viktimave ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i dyti ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Industria e automobilave, e cila punëson më shumë se 35 mijë punëtorë në rajon, njoftoi gjithashtu se po studion mundësinë e përmirësimit të kushteve të sigurisë në objektet e saj, ku megjithatë, siç u theksua, çdo ditë mbërrijnë qindra kamionë nga kompani të ndryshme. “Protokolli i sigurisë rishikohet vazhdimisht”, tha kompania, por një kontroll i plotë për armë ose sende të tjera të rrezikshme, siç bëhet në aeroporte, do të ishte një proces i vështirë./Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit