Gjermani, del në gjyq burri që akuzohet se kastronte burra në tryezën e kuzhinës

Gjermani, del në gjyq burri që akuzohet…

Një rast tronditës është gjykuar në Gjermani. Elektricisti 66 vjeçar akuzohet për vrasjen e një burri dhe gjymtimin e disa të tjerëve në procedura ilegale.

Një burrë ka dalë në gjyq sot në Gjermani i akuzuar për vdekjen një personi dhe gjymtimin e disa të tjerëve me anë të operacioneve ilegale në organet e tyre gjenitale.

Por i akuzuari tha në gjykatën e Munih se kishte performuar procedurat me kërkesën e vetë burrave.

Emri i të akuzuarit nuk është publikuar për arsye privatësie. Ai thoshte gjithashtu se ofronte shërbime seksuale në faqet e sadomazokizmit, për të fituar para për shlyerjen e borxheve.

Burri kishte nisur të kryente “operacionet” e tij në tryezën e kushinës në qytezën e Markt Schëaben, teksa u thoshte viktimave se ishte mjek profesionist, raportonte agjencia gjermane  Dpa.

I akuzuari pranonte se kishte kastruar ose gjymtuar pjesërisht organet e tetë burrave nga korriku 2018 deri në mars 2020. Por ai mohonte përgjegjësinë për një rast vdekje duke thënë se kishte ndodhur disa ditë pas procedurës.

Trupi i burrit të vdekur ishte gjetur në një kuti nga policia tre javë më vonë.

Prokurorët kanë ngritur akuza vrasjeje dhe dështim në thirrjen e ndihmës për rastin e burrit të vdekur, si dhe akuza për lëndime të rënda trupore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit