Gjermania i jep fund sundimit 16-vjeçar konservator, do të drejtohet nga një kancelar i ri

Gjermania i jep fund sundimit 16-vjeçar konservator,…

Kandidati social-demokrat për kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz i ka dhënë fund sundimit 16-vjeçar konservator, teksa do të jetë kancelari i ri në Gjermani pas Angela Merkel. Ish-kryetar i Bashkisë së Hamburgut, Scholz ka arritur marrëveshjen me partitë e tjera të koalicionit, që ishte i domosdoshëm dhe tashmë ka krijuar qeverinë e tij të re. pritet që Schloz të bëjë betimin muajin e ardhshëm.

Ndërkohë “Bild” raporton se në negociatat që zgjatën për gati një muaj, morën pjesë rreth 300 politikanë, teksa Scholz ka hequr qafe të gjitha kritikat e bëra në adresë të tij sa i takon qëndrimit mbi luftimin e pastrimit të parave dhe nëse do të bënte aleancë me një parti të së majtës ekstreme. Pas betimit Olaf Scholz do të marrë postin e ri dhe do të përballet me krizën e koronavirusit dhe shumë çështje të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit