Gjermani, mungesë e thelluar për fuqi punëtore, kush janë sektorët më të prekur nga kriza?

Gjermani, mungesë e thelluar për fuqi punëtore,…

Gjermania është në krizë për fuqi punëtore. Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar në Gjermani po i shkakton shqetësime të mëdha ekonomisë gjermane.

Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë, për të luftuar këtë mungesë që ka për fuqi punëtore.

 “Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. „Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi.”

Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele u shpreh për „Welt am Sonntag”, se „në tërësi në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.” Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh, se Gjermanisë i duhen 400.000 emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit