Gjermani nxit shqiptarët drejt emigrimit: Kush vjen me diplomë përfiton bashkim familjar

Gjermani nxit shqiptarët drejt emigrimit: Kush vjen…

Shqipëria vijon të shpopullohet nga dita në ditë. Një numër i konsiderueshëm të rinjsh kryesisht, po largohen dita-ditës nga vendi ynë. Pakënaqësinë për të rritur të ardhurat e tyre, ku paga minimale nuk kap as vlerën e 50 mijë lekëve të reja, populli shqiptar e shpreh më së miri duke braktisur vendin me të parën mundësi të krijuar.


Largimet e tyre, tanimë do të jenë edhe më masive. Kjo, pasi së fundmi, Gjermania ka lehtësuar për një kategori personash, procesin e bashkimit familjar. Thënë ndryshe, ata shqiptarë që kanë përfunduar në Gjermani, mund të kontribuojnë edhe më tej në shpopullimin e vendit tonë, pasi mund të tërheqin drejt vetes edhe familjarët e tyre.
Lehtësimi ka të bëjë me heqjen e testit të mësimit të gjuhës gjermane.


Kështu, nga 1 janari i vitit 2013, në shtetin gjerman ka hyrë në fuqi një vendim, sipas të cilit, bashkimi familjar, mund të bëhet pa testet paraprake të gjuhës, por vetëm në rastet kur të punësuar në shtetin gjerman janë personat e punësuar me kualifikime. E thjeshtëzuar, testi për bashkim familjar nuk u kërkohet atyre që kanë të punësuar në Gjermani, familjarin i cili atje është me një diplomë të njohur.


Bazuar në Rregulloren për Punësim për vendet e Ballkanit Perëndimor, heqja e detyrimit për të mësuar gjuhën, nuk ka të bëjë me ata që shkojnë në Gjermani. Pritet që këto lehtësime që po krijojnë shtetet e huaja, të dëmtojnë më tepër Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit