Gjermani| Qeveria në kërkim të 400,000 punëtorëve të kualifikuar nga jashtë çdo vit

Gjermani| Qeveria në kërkim të 400,000 punëtorëve…

Qeveria gjermane tërheq çdo vit 400 mijë punëtorë të kualifikuar nga jashtë për të trajtuar mungesën e punonjësve në sektorë kyç të ekonomisë së vendit. Alarmi u ngrit nga Christian Duerr , kreu i FDP, një nga tre boshtet e koalicionit të ri qeveritar, në një intervistë me të përjavshmen ekonomike gjermane WirtschaftsWoche . 

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë një çështje kaq serioze sa që kontribuon në ngadalësimin e ekonomisë sonë,” tha ai. “Ajo që mund të bëjmë është të mbajmë nën kontroll problemin e plakjes së fuqisë punëtore me një politikë moderne emigracioni. Ne duhet të arrijmë objektivin e 400 mijë punëtorëve të kualifikuar.

Tema e krizës në krahun e fuqisë punëtore, sipas mediave, e ngritur muajt e fundit edhe nga instituti ekonomik gjerman IW, sipas së cilës nga tani deri në vitin 2035 në Gjermani mund të mungojnë 5 milionë punëtorë, me dëme në ekonomi nga 326 miliardë euro.

Gjithashtu sipas IW, fuqia punëtore në vend do të bjerë me 300,000 këtë vit pasi shumë më shumë njerëz do të lënë punën e tyre sesa numri i të rinjve që hyjnë në tregun e punës. Një bilanc që  mund të shkojë në mbi 650 mijë tashmë në 2029.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit